Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet “rruga e kockave” në Siberi

schedule18:55 - 18 Nëntor, 2020

schedule 18:55 - 18 Nëntor, 2020

Një “rrugë me kocka” është zbuluar në Siberi, pasi një kafkë dhe kocka njerëzore u zbuluan në një autostradë në rajonin e Irkutsk. Sipas The Guardian, eshtrat e të paktën tre personave janë zbuluar në rërë, e cila ishte shpërndarë për të bërë të mundur pastrimin e rrugës nga dëbora.

Ekspertët po shqyrtojnë mbetjet, të cilat mendohet se datojnë që nga Lufta Civile Ruse e viteve 1918-20. Kjo nuk është hera e parë që eshtrat janë gjetur në këtë rrugë. Autostrada famëkeqe Kolyma ka qenë prej kohësh e njohur si “Rruga e Kockave” për shkak të mijëra të burgosurve Gulag që vdiqën gjatë ndërtimit të saj.

Rreth 250.000 njerëz besohet të kenë vdekur duke ndërtuar autostradën midis Yakutsk për Magadan. Regjimi brutal i Stalinit urdhëroi që të burgosurit të varroseshin në rrugë dhe eshtrat dalin në sipërfaqe për shkak të motit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!