“Gjyshi i ICU” i cili kaloi 14 vitet e fundit duke u kujdesur për fëmijët më njësitë e kujdesit intensiv pediatrik në Atlanta ka humbur betejën me kancerin në moshën 86-vjeçare. David Deutchman ndërroi jetë të shtunën, vetëm dy javë e gjysmë pasi u diagnostikua me kancer të pankreasit në fazën e katërt.
Deutchman rrëmbeu zemrat e mijëra njerëzve pasi historia e tij u bë virale në vitin 2017. Ai vazhdoi të kujdesej për fëmijët që ndodheshin në kujdesin intensiv, prindërit e të cilëve nuk mund të qëndronin pranë tyre. Ai u bë mjaft i njohur, saqë njerëzit i vendosën pseudonimin ‘Gjyshi ICU’. /abcnews.al





