“Vettingu” e detyroi të frekuentonte “shkollën”, KPA konfirmon në detyrë Prokurorin Elvin Gokaj

schedule13:13 - 18 Nëntor, 2020

schedule 13:13 - 18 Nëntor, 2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Elvin Gokaj, i cili pas 20 vitesh u detyrua të frekuentonte magjistraturën.

Elvin Gokaj ishte rasti i parë në Vetting që u detyrua të kthehet në “shkollë” për të ndjekur Shkollën e Magjistraturës pasi kishte mungesë të theksuar profesionalizmi.

Ai u konfirmua dhe u pezullua nga KPK për 1 vit si prokuror dhe tashmë pasi u detyra që pas 20 vitesh punë t’i rikthehet edhe njëherë Shkollës së Magjistraturës do të vijojë detyrën e tij si prokuror.

n.d./abcnews.al