Berisha në ABC: Situata me pandeminë, jashtë kontrollit, miliona euro për njerëzit pranë qeverisë

schedule12:12 - 18 Nëntor, 2020

schedule 12:12 - 18 Nëntor, 2020

Ish-kryeministri Berisha është i ftuar në studion e ABC përballë gazetares Juli Xhokaxhi duke folur për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Berisha tha se situata me përballimin e koronavirusit është jashtë kontrollit për shkak të keqmenaxhimit dhe mospërdorimit të resurseve që ka vendi, ndërkohë që shpenzohen shumë para për klientët e maxhorancës.

Lexo edhe: Berisha: Rama kontrollon se kujt do t’i publikohet testi i tamponit

Tabloja e të dhënave të pandemisë në Shqipqëri është më e jashtëzakonshmja që mund të jetë. Kjo tablo nuk ekziston në asnjë vend të planetit. Kjo është rezultante e piramidës dhe falsifikimeve e vjedhjeve në menaxhmin e kësaj pandemia nga xhahili i Surrelit.

Nuk ka vend në planet që në valën e dytë apo që pas nëntë muajsh pandemi të ketë një rritje me 50 herë të rasteve të infeksionit krahasuar me mesataren ditore të tre muajve të parë të pandemisë“, tha Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se gjithçka ka dalë nga kontrollit për shkak të qendrimit të qeverisë kundër testimit masiv në fillim dhe më pas kundër shtrimit në spitale si edhe mungesës thelbësorë të kushteve higjenike.

Kjo është një rritje që nuk mund të imagjinohet. Vetëm në dy ditë, pardje dhe dje, Shipëria ka numëruar 1152 raste kundrejt 1137 rasteve që u numëruan nga data 8 mars deri në 31 maj të këtij viti. Në dhjetë ditët e fundit, me gjithë falsikimet e tmerrshme janë numëruar vdekje spitalore nga koronavirusi rreth dy herë më shumë se sa vdekjet që ndodhen nga data 8 mars deri në 31 maj.

Shqipëria ka gjithçka jashtë kontrollit sepse në rast se në muajt që kishte 13.7 raste ditore mobilizoi 450 shtretër, sot ka rritur me 0.2 për qind numrin e shtretërve spitalore në dispozicon.

Këto tregues dëshmojnë qartë dhe katercipërisht se situata është jashtë kontrollit“, tha ai.

I pyetur në lidhje me resurset e vendosura në dispozicion nga qeveria për përballimin e situatës, Berisha theksoi se në çdo rast të ngjashëm, të parat që përcaktohen janë resurset financiare, gjë e cila nuk u bë sipas tij.

Me dhjetra herë kur filloi kjo pandemi, kam ngritur një problem. Kushti i kushteve për tu përballur me një gjendje emergjente është të mobilizosh të gjitha resurset. Numri një i kësaj janë financat. Po te bësh një kontroll në vendimet e qeverisë shqiptare nuk gjen dot vendim për fondet e emergjencës për përballimin e pandemise. Ka vendime për të vjedhur dhjetra milion dollar për inceneratorë, për të ndarë me klientelën qindra milion euro me ata pranë qeverisë. Ka vendime për 200 mijë euro shpejzime për zyrën e ndrikull Ballukut, por jo për pandeminë“, tha Berisha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!