Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Braçe bën deklaratën e papritur: Nëse kthehen lojërat e fatit largohem nga qeveria

schedule22:56 - 17 Nëntor, 2020

schedule 22:56 - 17 Nëntor, 2020

Zv. kryeministri Erion Braçe ka deklaruar se nëse do të kthehen lojërat e fatit në vend do të largohet nga qeveria. Në nje intervistë ne emisionin “Përballë”, Braçe deklaroi se qeveria nuk ka asnjë diskutim për hapjen e basteve ndërsa theksoi se ligji i vitit 2018 që lejon kazinotë por jo lojërat e fatit vijon të jetë në fuqi.

“Qeveria nuk ka asnjë diskutim për të hapur bastet. Ligji i 2018 është në fuqi dhe lejon kazinotë dhe jo lojërat e fatit. Kemi lejuar që këto kazino te jenë në hotele me 5 yje. Ligji i 2018 ka lënë vetëm këtë me kërkesë të ministrit të Ekonomisë së asaj kohe.

Vetëm këtu. Nuk di unë që qeveria të ketë diskutuar për këtë pikë. Nuk ka më kthim prapa. Sepse nëse do ketë kthim prapa unë nuk jam më në qeveri. Nuk i fal ata për atë shqetësim që më shkaktuan mua kur isha në Komisionin e Ekonomisë. Zonjat qëndruan deri në fund pavarësisht kërcënimeve”, u shpreh Braçe.

Kazinotë në kryeqytet do të rikthehen pas dy vitesh me vendim nga këshilli i ministrave. Zona ku do të përqendrohet aktiviteti i tyre do të jetë pikërisht qendra e kryeqytetit, zona e Bllokut dhe zona përballë parlamentit. 31 dhjetori i vitit 2018 ishte dita e fundit e punës për bastet si edhe lojërave të fatit. Pas vendimit për të ndaluar lojërat e fatit në vendin tonë, kazinotë u lejuan vetëm në hotelet me 5 yje./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!