Lana Del Rey ka reaguar pas kritikave të shumta që mori nga fansat e saj, pasi u shfaq me një maskë rrjetë gjatë një takimi në një qendër tregtare në Los Angeles. Këngëtarja mbante veshur një maskë rrjetë ngjyrë argjendi, teksa po nënshkruante kopjet e librit të saj më të ri me poezi, Violet Bent Backwards Over the Grass.
Kjo shkaktoi irritim tek fansat e saj pasi sipas tyre këngëtarja injoroi Covid-19. Ndërsa e akuzuan 35-vjeçaren si të papërgjegjshme, ata i bënë thirrje që të tregohet më e kujdesshme. Por, ndërsa ka kaluar një muaj nga ngjarja, këngëtarja ka sqaruar së maska kishte plastikë nga brenda.
“Maska kishte plastikë nga brenda. Ato [maskat] zakonisht janë të qepura nga stilistë këto ditë. Në përgjithësi nuk reagoj ndaj artikujve sepse nuk më intereson. Por ja deri ku shkon. E njëjta gjë vlen për maskat e të gjithëve në videon time. Unë jam me fat që kam një ekip njerëzish që mund ta bëjnë këtë.”, tha Del Rey. /abcnews.al