Të paktën dy raketa goditën “Zonës e Gjelbër” të fortifikuar të Bagdadit të martën, thanë dy zyrtarë irakianë.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur të paktën dy persona. Zyrtarët thanë se raketat goditën “Zonës e Gjelbër”, selia e qeverisë së Irakut dhe zona e ambasadave të huaja duke përfshirë atë të SHBA.
Një zyrtar tha se kishte dy raketa, ndërsa një tjetër deklaroi se ishin katër. Ata kanë folur për mediat e huaja në kushte anonimiteti.
Zyrtarët thanë se dy anëtarë të personelit të sigurisë irakiane u plagosën në sulm.
Sulmet e shpeshta që synojnë ambasadën kanë çuar Uashingtonin të kërcënojë të mbyllë misionin e tij diplomatik të Bagdadit dhe shkaktoi një krizë diplomatike para zgjedhjeve federale të SHBA.
Në mes të tetorit, grupet e milicisë të mbështetur nga Irani njoftuan se do të ndalnin përkohësisht sulmet që synonin praninë amerikane në Irak, përfshirë ambasadën, me kusht që trupat e koalicionit të drejtuara nga SHBA të tërhiqen nga vendi. g.v/abcnews.al