Nëse s’do të ishte këngëtare, Bebe Rexha do të zgjidhte këtë profesion

schedule22:01 - 17 Nëntor, 2020

schedule 22:01 - 17 Nëntor, 2020

Bebe Rexha është kthyer në një ndër personazhet më të dashur me famë botërore. Artistja shqiptare ka arritur të korrë një sukses të jashtëzakonshëm falë talentit të saj, ndërkohë që së fundmi ajo ka zbuluar se çfarë do të bëhej nëse nuk do të ishte një këngëtare.

Duke iu përgjigjur interesit të ndjekësve mbi jetën e saj personale, ylli i hitit “I’m a mess” është shprehur se do të bëhej një psikologe. “Nëse do të duhej të zgjidhnit një karrierë tjetër do të ishte”, ka qenë pyetja e ndjekësit, ndërkohë që këngëtarja shkruan: “Psikologe”.

Kujtojmë që shqiptarja publikoi pak javë më parë projektin më të fundit “Baby I’m Jealous”, një bashkëpunim me reperen amerikane Doja Cat. Gjithashtu Bebe ka zbuluar se së shpejti do ta shohim dhe si aktore. Ajo do të luajë në filmin me metrazh të gjatë “Queenpins”, krah aktores amerikane Kristen Bell. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!