Rama pas djegies së banerit për UÇK-në: Mjeranë, thjeshtë forcojnë kujtesën për lirinë

schedule21:31 - 17 Nëntor, 2020

schedule 21:31 - 17 Nëntor, 2020

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar pas djegies së banerit “Liria ka emër” në Graçanicë.

Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka thënë se ata që djegin simbole e postera, vetëm se e forcojnë kujtesën kolektive.

“#LiriaKaEmër dhe mjeranët që djegin flamuj, simbole apo postera, thjesht forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e Lirisë…”, shkruar kryeministri.

Gjatë ditës së sotme, disa persona të paidentifikuar në Graçanicë kanë djegur banerin “Liria ka emër”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!