Samuel Eto’o është dëshirë e një klubi spanjoll. Kamerunasi, edhe pse e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe është tani po mbush 40 vjeç, sërish ka klube që duan ta kenë në fushën e blertë.
Murcia, që militon në ligën e tretë në Spanjë, synon ta bindë t’i rikthehet futbollit. Presidenti i Morris Pagniello ka folur për Marca: “ Javën tjetër do e mësojmë nëse mund të firmosin me të ose jo. Kemi edhe një plan B nëse nuk do t’ia dalim.
Kemi investitorë të ndryshëm në Meksikë dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, që mund ta financojnë marrëveshjen. Nëse ia dalim ta bindim, trajneri është i përkushtuar ta zgjedhë që të luajë”.
Murcia më parë ka firmosur me vëllanë e Paul Pogba, Mathias, në muajin gusht. Tani po tenton edhe Eto’o dhe së shpejti do të merret vesh nëse kjo lëvizje do të mbyllet me sukses. /abcnews.al