Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur si pasojë e jë sulmi vetëvrasës që ka ndodhur në një restorant në në kryeqytetin somalez, Mogadishul.
Mediat e huaja bëjnë me dije se sulmuesi ka hyrë në restorant dhe u drejtua afër akademisë së policisë dhe e hodhi vetën në ajër.
“Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt, por disa prej tyre kanë plagë serioze”, i ka thënë për mediat një polic nga vendngjarja.
Ndërkaq dëshmitari Abdukadir Hussein tha së në kohën e shpërthimit, në restorant ishin dhjetëra persona.
“Shumë nga këta njerëz u plagosën. Personalisht pash tmerrin me sy, pasi trupat e pajetë të dy personave ishin afër meje. Shpërthimi shkatërroi gjithçka”, tha ai.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë pergjegjës që e merr përsipër sulmin.e.su./abcnews.al