Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

76-vjetori i çlirimit të Tiranës, nostalgjikët e komunizmit homazhe pranë “Ushtarit të Panjohur”

schedule11:59 - 17 Nëntor, 2020

schedule 11:59 - 17 Nëntor, 2020

Sot, është 76 vjetori i çlirimit të Tiranës nga pushtimi nazi-fashist.

Për të përkujtuar këtë ditë, dhe në nder të atyre që sakrifikuan jetën për çlirimin e vendit u mbajtën pranë Ushtarit të Panjohur, ceremoni, ku mbajti fjalën edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, më pas edhe Presidenti Ilir Meta.

Pas aktivitetit zyrtar, veteranët dhe nostalgjikë të kohës së komunizmit marshuan drejt Ushtarit të Panjohur, duke mbajtur në dorë banderolën:

“Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, ndërsa përshëndesnin me grusht.

Siç shihet nga këto foto ata kishin përgatitur një buqetë në formë ylli me trëndafila të kuq, ndërsa nuk munguan as fotot e diktatorit Enver Hoxha.

Kujtojmë që në të shkuarën ka pasur polemika mes palëve politike dhe aktorëve të tjerë të opinionit publik, mbi çështjen nëse duhen dënuar apo jo manifestime të tilla.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!