Gjermania arriti të përmbysë Ukraninën dhe të sigurojë një triumf 3-1 në ndeshjen e së premtes në llogari të Ligës së Kombeve. Në golin e barazimit 1-1 të shënuar nga Leroy Sane, kishte një pjesë të fajit edhe Oleksandr Zinchenko.
Ylli i Manchester Cityt humbi topin në zonën e tij dhe i dha mundësinë Gjermanisë të zinte në kundërsulm Ukrainën. Pas këtij goli gjermanët e morën veten dhe shënuan edhe dy rrjeta të tjera.
Pas ndeshjes mësohet se 23-vjeçari ka marrë kritika të shumta, madje edhe kërcënime me vdekje ndaj tij dhe familjarëve. Zinchenko ka reaguar në rrjetet sociale, ku kritikon ashpër reagimin negativ të tifozëve.
“Duke lexuar gjithë baltën e hedhur mbi mua dhe familjen time pas ndeshjes me Gjermaninë, edhe njëherë u binda se çfarë lloj njerëzish kemi dhe si mund të na mbështesin ata”, u shpreh Zinchenko. /abcnews.al
Zinchenko has hit out after receiving death threats following error for Ukraine ?
“Reading all the dirt that poured on me and my family after yesterday's game, once again convinced me what kind of people we have and how they can support." pic.twitter.com/hsTZpjTX3u
— GOAL (@goal) November 17, 2020