KLGJ kualifikon Darjel Sinën në Gjykatën e Lartë

schedule09:39 - 17 Nëntor, 2020

schedule 09:39 - 17 Nëntor, 2020

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kualifikuar Darjel Sinën në Gjykatën e Lartë, pas përfundimit të procedurave të verifikimit të thelluar të kushteve dhe kritereve ligjore, pasurisë dhe figurës.

Bëhet me dije se KLGj ka kualifikuar Darjen Sinën me 5 vota pro dhe 4 kundër. Sina aktualisht shërben si Komisioner Publik dhe ishte i vetmi kandidat në garë për vakancën e hapur në Gjykatën e Lartë.

Mësohet se për kandidatin Darjel Sina nuk kanë votuar Fatmira Luli dhe Alban Toro pasi me herët kanë dhënë dorëheqjen nga kjo çështje për shkak të konfliktit të interesit.

KLGJ pritet të përfundojë pikëzimin për kandidatin Sina dhe ti hapë rrugë emërimit në Gjykatë Supreme./abcnews.al/