Nga dita në ditë edhe njerëzit e afërt të Donald Trump duket se po pranojnë humbjen e tij në zgjedhje dhe kanë filluar që të mendojnë për kalimin e pushtetit, pavarësisht akuzave në media për vjedhje të votave nga demokrati Joe Biden, që do të jetë Presidenti i 46-të i SHBA-së. O’Brien zgjodhi një ton të zbutur.
“Nëse bileta Biden-Harris përcaktohet të jetë fituese dhe, padyshim, gjërat duken ashtu tani, ne do të kemi një tranzicion shumë profesional me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pa dyshim për këtë. Pa diskutim.
Fakti i mrekullueshëm është se në Shtetet e Bashkuara ne e kalojmë stafetën në mënyrë paqësore dhe me sukses edhe në periudhat më konfliktuale” tha këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, Robert O’Brien.
Komentet e zyrtarit të lartë vijnë në një kohë që Trump vazhdon të këmbëngulë se zgjedhjet u manipuluan dhe se ai duhet të shpallet fitues dhe jo rivali demokrat Joe Biden./ db/Abcnews.al

