Bebe Rexha iu bashkua yjeve të tjerë me famë botërore në tapetin e kuq të evenimentit “People’s Choice Awards. Pas një viti ku shumë koncerte dhe evente u anuluan për shkak të Covid-19, yjet zbritën në Barker Hangar në Santa Monica për edicionin e radhës.
Bebe Rexha u dallua në mesin e shumë personazheve të famshëm, ku u shfaq e kuruar në detaje duke vënë në pah linjat trupore. Bebe zgjodhi të paraqitet me një fustan të zi të shkurtër me shkëlqim, një zgjedhje që e bëri këngëtaren të dukej tejet joshëse.
Kujtojmë që Bebe po shijon romancën e re të dashurisë me kineastin Keyan Safyari. Bebe është shprehur se ndjen se ai është i duhuri për të. Gjithashtu Bebe-n do ta shohim dhe si aktore. Ajo ka zbuluar se do të luajë në filmin me metrazh të gjatë “Queenpins”, krah aktores amerikane Kristen Bell. /abcews.al