Iraku është shteti më numrin më të lartë të të dënuarve me vdekje. Mediat e huaja bëjnë me dije se këtë të hënë në këtë shtet janë ekzekutuar 21 shtetas persona të dënuar për “terrorizëm”.
Njëzet e një burra të dënuar për “terrorizëm” që kryen kohët e fundit ose disa vjet më parë, u ekzekutuan duke u varur në burgun kryesor në Nasiriyah, në jug të vendit, i vetmi në Irak ku po kryhet dënimi me vdekje.
Që kur Iraku deklaroi fitoren mbi grupin xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS) në vitin 2017, gjykatat irakene kanë dhënë qindra dënime me vdekje, raporton rudaë.
Presidenti, Kurd Barham Saleh, nënshkruan një vendim gjykate për ta ekzekutuar. E njëjta gjë u bë për 21 të dënuar të ekzekutuar të hënën, shtuan burimet policore.
Asnjë luftëtar i huaj i ISIT-të i dënuar me vdekje nuk është ekzekutuar deri më tani, por 11 francezë dhe belgë aktualisht po presin ekzekutimin në Irak. Ndërkohë në vitin 2019, Iraku ekzekutoi 100 të dënuar, pothuajse një në shtatë ekzekutime në botë. /abcnews.al