Shqipëria luan të mërkurën një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Bjellorusisë në “Air Albania”. Kuqezinjtë janë të detyruar të triumfojnë në këtë sfidë dhe pritet të japin gjithçka në fushë.
Ndërkohë, që kombëtarja vijon përgatitjet për këtë ndeshje, UEFA ka zbuluar edhe ekipin e arbitrave, që do vendosin drejtësi të mërkurën në Tiranë. Vlerësimi nga UEFA duket të jetë i madh sepse është vendosur një arbitër me mjaft eksperiencë.
Bëhet fjalë për rumunin, Radu Petrescu. Ballkanasi është 38 vjeç dhe ka gjykuar një sërë ndeshjesh në arenën ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij Petrescu ka gjykuar 7 ndeshje në Europa League, 6 në kualifikueset e Champions League dhe 9 të tjera në kualifikueset e Europa League. /abcnews.al