Deputeti Korab Lita, gjatë fjalës së tij në Parlament u shpreh se qeveria ka për detyrë të menaxhojë pandeminë.
“Pas ardhjes së mazhorancës në pushtet u organizua operacioni në Larazat që rezultoi edhe më një dëshmor. Por a ia vlejti jeta e oficerit të policisë. I shtroj disa pyetje. Cila është situata dhe rezultati i luftës ndaj trafikut.
Cila është situata mbi ngjarjet e rënda në vend. Operacioni Task-Forcë , cili është rezultati, apo u katandisën edhe këto operacione. Rrezikon që përdorimi i këtyre metodave t’i bëjë zgjedhjet e ardhshme jo të lira”, tha Lita.
Gjithashtu në seancën e sotme plenare deputeti Kujtim Gjuzi, deklaroi Parlamenti është i vetmi institucion legjitim në vend.
“Ne do ta ruajmë dhe do të kujdesemi për vendin tonë, kryesisht për Parlamentin. SI kryetari i Kuvendit do t’ju lutesha që dënimi i zotit Alimadhi të barazohet me zero”.
Ndërkohë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se fjala për replikë nuk merret vetëm nëse përmendet emri, duke shtuar se nuk ka shtrembërim fjale të deputetit Alimadhi pasi nuk ka mbajtur fjalë gjatë seancës së kaluar.
/abcnews.al/