Vettingu/ Konfirmohet në detyrë drejtuesja e prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko

schedule09:31 - 16 Nëntor, 2020

schedule 09:31 - 16 Nëntor, 2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren Dorina Bejko.

Drejtuesja e Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko u përball të  premten me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rivlerësimin kalimtar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pasaktësi dhe mospërputhje për likujditetet dhe burimin e krijimit të disa pasurive, ndërkohë që Bejko u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin.

Dorina Bejko ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Rrethit të Pogradecit.

Aktualisht ajo e ushtron funksionin si drejtuese e përkohshme në këtë prokurori.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!