Rastet me koronavirus në Itali pritet që të arrijë pikun në shtatë ditë. Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë në vend, Roberto Speranza. Ministri u shpreh po ashtu se ende nuk dihet se si do të veprohet për Krishtlindje.
“Kanë mbetur edhe 40 ditë, që në nivele epidemiologjike është një kohë e gjatë. Për mua tani mbetet evazive,” u shpreh Speranza.
Po ashtu, ministri i italian deklaroi se për festime në masë, do duhet të pritet deri në gjysmën e dytë të 2021, jo më parë. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Italia numëron 1,17 milion raste me Covid-19 si dhe 45,229 viktima. s.b/abcnews.al/