Fitoi penalltinë dhe ishte një nga më të mirët e fitores së sotme ndaj Kazakistanit. Pas ndeshjes Amir Abrashi foli për RTSH dhe tregoi ndihmën që i dha Gjasula me futjen e tij në fushë.
“E dija që duhet të jap maksimumin sot dhe dhashë gjithçka kisha. Në fillim nuk e dija se e kam të verdhin e dytë, por e mora vesh pas ndeshjes. S’ka problem, ka çuna të tjerë, që mund të më zëvendësojnë dhe të japin maksimumin.
Në fillim kishim problem nga presioni dhe në të dytën e kishim më të lehtë. Gjasula është kualitet i madh dhe më ndihmon jashtëzakonisht. Mund të dilja më para dhe kështu më doli edhe mundësia të fitoja penallti.
Më tha edhe trajneri të luaja pak më para dhe ia dola në dy tre raste të nxirrja dy tre topa. Mund të shënonim më shumë gola”, u shpreh Abrashi pas ndeshjes. /abcnews.al