Sekreti i fitores, shiriti i kapitenit dhe skema: Rrëfehet Elseid Hysaj

schedule20:06 - 15 Nëntor, 2020

schedule 20:06 - 15 Nëntor, 2020

Shqipëria fitoi 3-1 ndaj Kazakistanit në “Air Albania” dhe tani mjafton të mposhtim Bjellorusinë në shtëpi për të siguruar vendin e parë në grupin e Nations League. Elseid Hysaj, mbrojtësi i djathtë i kombëtares, foli pas ndeshjes për Supersport, ku ndër të tjera tha:

Është shumë e rëndësishme për të gjithë grupin kjo fitore. Kemi bërë sakrifica dhe është një fitore e mirë që na rikthen humorin. Shiritin e merr lojtari që ka më shumë ndeshje me ekipin kombëtar. Kur nuk ishte Berisha, ishte Strakosha dhe e mbaja unë, tani është Berisha dhe e ka ai. Kur të mos jetë Berisha, do e mbaj unë.

Me Napolin unë luaj çdo ditë me ato lojtarë të mëdhenj. Te Shqipëria vij për tre-katër ditë. Unë jap gjithmonë maksimumin dhe unë nuk luaj kurrë 3-5-2 tek ekipin im. Pastaj varet nëse gjithçka shkon mirë.

Treguam se jemi një skuadër kompakte dhe e fortë. Diferencën e bëri përkushtimi i lojtarëve dhe grupi që jemi. Të gjithë vrapuan dhe sakrifikuan. E kemi ditur që na duhen dy fitore për t’u kualifikuar. Duhet të rikuperohemi sa më mirë dhe të përgatitemi për ndeshjen me Bjellorusinë“, deklaroi Elseid Hysaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!