Serie A dhe Roberto Mancini: këto janë temat që ka prekur Gabriele Gravina, presidenti i FIGC (Federata Italiane e Futbollit), në prononcimin e fundit për Sky Sport.
“Nuk ekziston asnjë rrezik për ndërprerjen e kampionatit të këtij sezoni, kjo është e sigurt. Roberto Mancini ka edhe dy vite kontratë me ne.
Sigurisht që jemi të kënaqur me punën e tij dhe po mendoj t’i ofroj rinovimin. Sigurisht që duhet parë edhe dëshira e vetë trajnerit“, deklaron kreu i futbollit italian. /abcnews.al

