Fshati Butkë me 35 banorë kërkon ndërtimin e rrugës: Vite pa investime

schedule16:12 - 15 Nëntor, 2020

schedule 16:12 - 15 Nëntor, 2020

Në 2019 u larguan nga Shqipëria sipas INSTAT 44 mijë persona. Shpopullimi është një nga fenomenet më shqetësuese në vend. Kryesisht ai vihet re në fshatra.

Këtu jemi në fshatin Butkë të Ersekës ku dikur jetonin 40 familje, sot kanë mbetur vetëm 35 banorë.

Fshati Butkë është rreth 30 km larg qytetit të Ersekës. Vitet e fundit ka shkuar drejt braktisjes nga banorët.

Të rinjtë u larguan pasi nuk kishin më shpresë.  Ky fshat aktualisht nuk ka nuk rrugë e ujë.

“Emigracioni vetëm na ka ringjallur. Toka bujqësore nuk prodhon”, u shpreh një qytetare.

Dhe ata pak banorë që janë në fshat dëshirojnë të largohen. Por jo të gjithë e kanë mundësinë.

“Do të ikja edhe unë. Po s’kam mundësi”.

Sipas ish-drejtoreshës së INSTAT, Ines Nurja kryesisht janë të rinjtë ata që braktisin vendin për një jetë më të mirë.

“Po të shikojmë të dhënat, mbi 65 % e atyre që emigrojnë janë të moshës deri në 34-vjeç”, tha ajo./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!