Basha publikon shifrat: Me Ramën jemi të fundit në rajon rreth ndihmës direkte për ekonominë

schedule10:12 - 15 Nëntor, 2020

schedule 10:12 - 15 Nëntor, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se me kreun e qeverisë jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë.

Në një postim në Twitter, kryedemokrati shkruan se PD do ta shërojë Shqipërinë. Basha shton se do ndimohet financiarisht çdo familje shqiptare dhe do sillet shpresë e re për vendin.

Postimi

“Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Por jo dhe shumë gjatë! Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë financiarisht çdo familje shqiptare dhe do të sjellim shpresë të re për vendin.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!