Shërbimi i Sigurisë Kombëtare në Armeni deklaroi se parandaloi një tentativë për vrasjen e kryeministrit Nikol Pashinyan. Institucioni i sigurisë akuzoi se kryeministri u tentua që të eliminohet nga opozita armene me qëllim marrjen e pushtetit.
Lexo edhe: Diplomacia dhe jo lufta duhej të kishte rregulluar situatën në Nagorno-Karabakh
“Të dyshuarit po planifikonin të uzurponin ilegalisht pushtetin duke vrarë kryeministrin” deklaroi Shërbimi i Sigurisë Kombëtare. Nga e marta në Armeni vijojnë protestat që kërkojnë largimin e kryeministrit, pasi e akuzojnë për kapitullimin dhe tërheqjen nga lufta me Azerbajxhanin në Nago-Karabak pas gjashtë javësh betejë.
Armenët nuk e pranojnë tërheqjen e kryeministrit të vendit të tyre nga lufta me Azerbajxhanin. Mijëra qytetarë dolën në shesh dhe sulmuan ndërtesat qeveritare në Jerevan me thirrjet “Turp për ty” kundër kreut të qeverisë. Ata kundërshtuan paktin që ai firmosi me Azerbajxhanin me ndërmjetësimin e Rusisë.
Pas tërheqjes së Armenisë, Azerbajxhani ruan territorin që rimori në Nago-Karabak. Kryeministri armen deklaroi se vendimi që mori ishte shumë i vështirë. Lexo ketu, 9 pikat që i dhanë fund luftës në Nago-Karabak./ db/Abcnews.al