“U habita, asnjë drejtues i Bayernit nuk guxoi të më fliste për rinovimin”

schedule19:19 - 14 Nëntor, 2020

schedule 19:19 - 14 Nëntor, 2020

Jerome Boateng do të largohet në fund të sezonit nga Bayern Munchen. Qendërmbrojtësit i përfundon kontrata në verë dhe drejtuesit e klubit gjerman kanë vendosur të mos i dhurojnë një të re, vendim që e ka trishtuar 32-vjeçarin.

Ky i fundit është pjesë e klubit bavarez prej vitit 2011 dhe mendon se duhet të kishte marrë një vlerësim më të mirë nga drejtuesit e klubit. Në një prononcim për Suddeutsche Zeitung, Boateng deklaron se askush nuk e ka vënë në dijeni se nuk do të ketë rinovim.

 

Jerome Boateng

Asnjë nga drejtuesit nuk ka pasur guximin të më flasë në lidhje me këtë vendim, askush prej tyre nuk ka biseduar me mua. Nuk kisha dijeni që kishin vendosur të mos rinovonin me mua, kam mbetur shumë i befasuar“, deklaron mbrojtësi i njohur gjerman.

E ardhmja e lojtarit pritet të jetë në Premier League ose Serie A, teksa Bayerni ka piketuar pasuesin e Boateng. Ai është Dayot Upamecano, lideri i prapavijës së Leipzig dhe pjesëtar i kombëtares francez. 22-vjeçari kushton 60 milion euro dhe Leipzig nuk ka ndërmend të bëjë ulje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!