Virusi i Covid-19 ndryshon 100 herë më pak se HIV, më e lehtë një vaksinë e suksesshme

schedule15:52 - 14 Nëntor, 2020

schedule 15:52 - 14 Nëntor, 2020

Virus Sars-CoV2 “ndryshon 100 herë më pak se HIV” dhe kjo gjë rrit shpresën e zhvillimit të vaksinave efektive . Kështu deklaroi  Maria Rosaria Capobianchi, pedagoge e biologjisë molekulare, e cila qëndron në krye të laboratorit të Virologjisë të Institutit Spallanzani, dhe që  izoloi e para virusin në Itali, raporton tgcom24

“Lajmi i mirë është se ai ka një gjenomë më të qëndrueshme”, kështu që “është më lehtë të zhvillohen vaksina që funksionojnë.”

Pra virusi ka “një ndryshueshmëri që krijon në organizëm një ‘pothuajse – specie’ një vijë virusi gati të ngjashme por që prezantojnë ndryshime shumë të vogla mes tyre.

Virusi ndryshon më pak dhe kjo mund të jetë një mekanizëm për evolucionin dhe përshtatjen anatomike të virusit. Ne kemi zbuluar gjurmë të virusit në mushkëri dhe në traktin e sipërm respirator “, shtoi Capobianchi.

Capobianchi pastaj theksoi se “nga rreth 10 pacientë me Covid-19, ne zbuluam praninë e një “pothuajse-specie” virale. Në disa raste këto “pothuajse-specie” janë më të ndryshueshme dhe në të tjera më pak, por ndryshueshmëria gjenetike e Sars-Cov-2 është 10 deri në 100 herë më e ulët se ajo që gjendet në virusin HIV dhe nuk do të ketë vështirësi në zhvillimin e vaksinave efektive “.

Kjo sepse “virusi mund të izolohet” por studime të mëtejshme sigurisht do të ndihmojnë për të sqaruar këtë aspekt./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!