Frikë për gjendjen e Maradona Junior, dërgohet me urgjencë në spital

schedule12:16 - 14 Nëntor, 2020

schedule 12:16 - 14 Nëntor, 2020

Problemet shëndetsore nuk kanë fund në familjen Maradona. Para pak ditësh ishte Diego ai që iu nënshtrua një operacioni në tru, që fatmirësisht shkoi mirë dhe legjenda e Argjentinës është në gjendje të stabilizuar.

Tashmë është djali i Armandos, Diego Armando Junior, i cili është shtruar në një nga spitalet e Napolit për shkak se gjendja e tij shëndetsore është komplikuar nga Covid-19. 34-vjeçari, i cili më parë ka provuar të luajë futboll, ka shfaqur simptomat e virusit, kryesisht temperaturë të lartë dhe kollë.

Maradona Junior rezultoi pozitiv në datën 5 nëntor dhe bëri një postim në rrjetet sociale, ku shpjegonte gjendjen e tij. Mirëpo situata u përkeqësua dhe tani është shtruar në spitalin Cotugno në Napoli. Ai nuk është në kujdes intensiv, por kjo është marrë si një masa paraprake për të parandaluar agravimin e sëmundjes. /abcnews.al