Përveç lodhjes dhe stresit, ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në krijimin e rrathëve të zinj të syve. Arsyet janë të ndryshme në varësi të personit, por një shkak që i prek të gjithë është mungesa e oksigjenit që rrjedh lirshëm në enët e gjakut, e cila shkakton hiperpigmentim. Rrathët e zinj mund t’i atribuohen ekspozimit të tepërt në diell, gjumit jo të mirë, por gjithashtu ndikon dhe gjenetika.
Shmangni rrezet e diellit.
Rrezet e diellit jo vetëm që e bëjnë lëkurën tonë të plaket më shpejt, por gjithashtu kjo çon në formimin e ënjtjes dhe rrathëve të zinj. Kur ekpozoheni në diell përdorni krem dielli dhe nëse keni mundësi mbani një kapele.
Përdorni produkte natyrale.
Përdorimi i produkteve shtëpiake si kastraveci apo bustinat e çajit mund të jenë shumë të dobishme kundër rrathave të zinj. Kastraveci ka veti anti inflamatore duke redukltuar ënjtjen ndërsa kafeina dhe bustinat e çajit forcojnë lëkurën. Për rezultate më të mira, mbajini produktet për 5 minuta si një kompresë e ftohtë dhe më pas shpërlajeni fytyrën.
Bëni një trajtim me akull.
Dhe përdorimi i kubikëve të akullit ndihmojnë në reduktimin e rrathëve të zinj. Gjithashtu akulli përshpejton shërimin e lëkurës dhe i jep lëkurës më shumë shkëlqim.
Flini mjaftueshëm.
Mungesa e gjumit i bën rrathët e zinj dhe më të dukshme. Për shkak se lëkura tek pjesa e syve është shumë e hollë, mund të errësohet lehtësisht nga lodhja për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm të enëve të gjakut. Të rriturit duhet të flenë të paktën 7-9 orë në ditë për një fytyrë sa më të freskët dhe rinore.
Aplikoni krem hidratues dhe vajra esencialë.
Hidratimi i lëkurës me vajra të dobishëm dhe kremi hidratues mban larg rrudhat. Zgjidhni produkte që përmbajnë antioksidantë, të cilat mund të kenë ndikim pozitiv tek rrathët e zinj. Gjithashtu një masazh në formë rrethore në këtë zonë delikate, ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut. /abcnews.al