VIDEO/ Firmino mban në majë Brazilin, super Vidal “heroi” i Kilit

schedule08:15 - 14 Nëntor, 2020

schedule 08:15 - 14 Nëntor, 2020

Brazili nuk ndalet në kualifikueset e Botërorit, ndërkohë që feston për të parën herë edhe Kili. Në orët e para të ditës së sotme, fillimisht në fushë zbriti Kili që e zgjidhi ndeshjen kundër Perusë shumë shpejt dhe në fund mori tre pikët falë triumfit të pastër 2-0.

Arturo Vidal ishte heroi. Mesfushori i Interit realizoi një perlë nga distanca kur nuk ishin bërë 20 minuta lojë dhe shtangu skuadrën mike. 15 minuta më vonë ai ndoqi një aksion sulmues të ekipit të tij dhe pranë vijës fatale e dërgoi topin ne rrjetë. 2-0 dhe gjithçka mori fund aty, me Kilin që shkon në kuotën e katër pikëve.

Rikthehet te Brazili, që kundër Venezuelës iu fal sulmuesit të Liverpool, Robert Firmino. Skuadra nga vendi i “Samba”-s nuk ia doli të shënonte dot gjatë pjesës së parë, që u mbyll 0-0. Me nisjen e pjesës së dytë, Firmino nga brenda zonës nuk fali, duke e çuar topin në rrjetë në minutën e 66-të.

https://youtu.be/Ie-eayHrsQA

Ai gol mbeti në fuqi deri në fund të ndeshjes dhe Brazili regjistroi fitoren e tretë, duke kryesuar grupin me pikë të plota. Pas tyre renditet Argjentina, me shtatë pikë të grumbulluara. /abcnews.al

KUPA E BOTËS – KUALIFIKUESET

Kili-Peru 2-0
Shënues:
Vidal 19’, 34’
Brazil-Venezuela 1-0
Shënues:
Firmino 6’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!