Zhbllokohet sfida për eliminatoret e Euro 2021 mes Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21 që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinë.
Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 35-të. Kros i bukur i Ernest Muçit nga goditja e këndit dhe finalizim i Enis Çokajt, mesfushorit të Lokomotivës së Zagrebit (goli i parë me kombëtaren).
Një hap i rëndësishëm drejt fitores për Shqipërinë U21, që mbetet në garë për kualifikimin. Diferenca me Austrinë e vendit të dytë (po humbet 2-1 në Turqi) është vetëm një pikë për momentin. /abcnews.al