Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Këshilltari i Presidentit të SHBA: Shtëpia e Bardhë po përgatitet për një mandat të dytë të Trump

schedule19:19 - 13 Nëntor, 2020

schedule 19:19 - 13 Nëntor, 2020

Shtëpia e Bardhë po përgatitet për mandatin e dytë të Donald Trump në detyrë, tha këshilltari i presidentit republikan, i cili nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit përballë Joe Biden.

Ne vazhdojmë të punojmë në Shtëpinë e Bardhë, duke besuar se Trump do të ketë një mandat të dytë” i tha Fox Business, Peter Navarro, një nga këshilltarët e presidentit në largim.

Unë mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme të ketë një hetim për fletët e votimit” shtoi ai duke besuar te deklaratat e presidentit për manipulim të votave. Trump nuk e ka pranuar humbjen. Ditët e fundit ai është shfaqur pak në publik ndërsa ka nisur betejën gjyqësore./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!