E njëjta histori si në miqësoren Shqipëri-Kosovë të ditës së mërkurë në “Elbasan Arena”. Sot po luhet takimi midis ekipeve U21 të Kosovës dhe Shqipërisë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Emocionues momenti kur në kryeqytetin dardan u ekzekutua himni shqiptar. Të dy lojtarët e dy ekipeve me dorë në zemër, duke respektuar himnin e zemrave të gjithë shqiptarëve.
Kjo sfidë zhvillohet për eliminatoret e Euro U21 2021. Të dy skuadrat shqiptare ndodhen në grupin 3, aty ku renditen në vend të tretë (kuqezinjtë) dhe të katërt (Kosova). /abcnews.al