Shpesh mund të përjetoni situata të stresit dhe ankthit që mund të shkaktojnë trishtim. Është një fenomen i zakonshëm, por një ndikim të madh në këtë situatë ka padyshim dhe ushqimi.
Ky është ushqimi i ashtuquajtur “emocional” i cili ofron vetëm një ndjenjë të përkohshme lehtësimi por në realitet mund të ketë një efekt negativ në ekuilibrin mendor. Megjithatë, ka disa ushqime që veprojnë si “ilaçet” kundër depresionit dhe janë të mira për t’u ngrënë gjatë një periudhe stresi.
Arra
Arrat e ndihmojnë trurin tonë në mënyra të ndryshme ndërsa në të njëjtën kohë ato mund të sjellin gjumë të qetë. Gjëja kryesore është se ato përmbajnë melatonin, e cila duket se rrit përqendrimet e këtij hormoni në gjak.
Çaji jeshil
Çaji jeshil është provuar shkencërisht se ndikon në nivelet e serotoninës në tru, të cilat janë përgjegjëse për disponimin tonë të mirë. Dy filxhanë çaj jeshil në ditë janë ideale.
Avokado
Ky frut ndër të tjera, përmban luteinë, β-karotinë, vitaminë E dhe acid folik dhe mbron trupin tonë nga stresi. Përveç kësaj, është i pasur me yndyrna. /abcnews.al