Ashtu si thuajse në çdo deklaratë të politikanëve shqiptarë mbi Kosovën, media serbe “Alo” është ndjerë e provokuar nga qendrimi i kryeministrit Rama mbi kërcënimet e Aleksandër Vuçiçit për një luftë të re në Kosovë.
“Alo” e cilëson provokim deklaratën e Ramës se Vuçiç s’mund të flasë për konflikte të reja pasi sipas tij Serbia tashmë e ka humbur luftën, raporton abcnews.al.
Lexo edhe: Vuçiç kërcënon sërish me luftë: Shqiptarët janë të përçarë
Media serbe i mëshon edhe diferencave mes lidershipit shqiptar duke theksuar faktin se Rama nuk ka raporte të mira me Haradinajn dhe Albin Kurtin. /abcnews.al