Një grup i njohur mjekësh që shërbejnë pranë spitalit Infektiv janë mbledhur sot në një takim me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu si dhe kreun e OBSH në Europë Hans Kluge.
Gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e QSUT-së, ministrja ka mbajtur fjalën e saj, ndërkohë që kamera ka fokusuar mjekun Dhimitër Kraja i cili ka tentuar të largohet nga takimi për t’u futur në ambientet e spitalit. Ai ndalohet nga Ariana Strakosha,e kolege e tij e cila e kap nga krahu për ta kthyer nga rruga. Mjeku nuk largohet dhe qëndron po duket se meraku për pacientët nuk e lë të qëndrojë jashtë dhe sytë i mban nga dera e spitalit.
Vetë mjekja ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke deklaruar se e ka tërhequr në shenjë respekti për shkak se ai rri në vijën e dytë prej modestisë që e karakterizon. “E dimë të gjithë modestinë e të mrekullueshmit profesor Lulit që edhe pse është punëshumë, zgjedh gjithmonë të qëndrojë në rresht të dytë. E unë duke e ditur se ku e meriton të jetë i thashë të dilte në radhë të parë. Kaq ka qenë, shenjë respekti të nderuar zotërinj që sajoni lajme, shenjë respekti”, shkruan ajo. /mv.abcnews.al

