Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Meta takon kreun e OBSH: Ritmet e përhapjes së pandemisë në përkeqësim! Masat që duhen marrë

schedule12:15 - 13 Nëntor, 2020

schedule 12:15 - 13 Nëntor, 2020

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme drejtorin e OBSH për Europën ku shprehet se është folur për përkeqësim të përhapjes së pandemisë. Gjatë takimit kreu i shtetit thekson me anë të një statusi në rrjetet sociale se ka evidentuar nevojën për rritjen e buxhetit për sistemin shëndetësor, shtimin e numrit të testimeve dhe kapaciteteve spitalore  për trajtimin e të prekurve me Covid-19. Meta thotë se është e domosdoshme rimbursimi i shpenzimeve për barnat dhe shërbimet për të sëmurët me Covid-19, veçanërisht për disa kategori të caktuara.

“Zhvillova sot një takim të frytshëm me Drejtorin Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Dr.Hans Kluge. Diskutuam për përkeqësimin e ritmeve të përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë dhe masat efektive të menjëhershme, që duhen ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari.

Theksova nevojën e rritjes të buxhetit për sistemin shëndetësor, shtimin e numrit të testimeve dhe kapaciteteve spitalore për trajtimin e të prekurve, plotësimin pa zvarritje të mëtejshme të nevojave spitalore, si dhe unifikimin e protokollit të trajtimit në kushtet e shtëpisë.

Është tepër e domosdoshme rimbursimi i shpenzimeve për barnat dhe shërbimet për të sëmurët me COVID-19, veçanërisht të pensionistëve e qytetarëve në nevojë, të cilët trajtohen në banesë dhe që për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme e kanë të pamundur përballimin e kostove të larta ekonomike”, shkruan Meta./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!