Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Çfarë do të bëjë Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë?

schedule12:07 - 13 Nëntor, 2020

schedule 12:07 - 13 Nëntor, 2020

Nga Jessica Murphy, BBC

Donald Trump do të qëndrojë në detyrë deri më 20 janar të vitit 2021. Ai do t’i dorëzojë detyrat pasardhësit të tij dhe do t’i bashkohet klubit ekskluziv të ish-presidentëve të SHBA-së.

Pra, çfarë tjetër mund të bëjë pas kësaj presidenti aktual amerikan dhe njëkohësisht miliarderi njujorkez?



Jimmy Carter është marrë më shumë më kauza humanitare ndërsa George W Bush me marrëveshje. Por  Trump nuk ka qenë kurrë një politikan tradicional.

“Donald Trump ka thyer shumë norma si president”, thotë Tim Calkins, profesor i marketingut në Shkollën e Menaxhimit të Kellogg të Universitetit Northwestern.

“Nuk ka asnjë arsye tjetër për të menduar se Donald Trump do të veprojë si çdo ish-president”, shtoi ai.

Më poshtë janë disa prej mundësive që republikani mund të marrë në konsideratë pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Ai mund të kandidojë sërish për president

Ky mund të mos jetë fundi i ambicieve politike të Trump – ai gjithmonë ka edhe një mundësi  për të kandiduar për një mandat të dytë, njësoj si Grover Cleveland.

Ky i fundit ishte i vetmi president që u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe kandidoi 4 vite më vonë, duke fituar në 1885 dhe më pas në vitin 1893. Ish-këshilltarët i kanë sugjeruar Trump të bëjë pikërisht këtë gjë, të kandidojë përsëri në vitin 2024”, tha së fundmi ish-shefi i shtabit, Mick Mulvaney.

 

Trump i do fushatat dhe deri më tani ka fituar 71.5 milionë vota, një rekord total për një kandidat që ka humbur. Por, kjo tregon qartë se ka një bazë të fortë mbështetje nga populli amerikan.

Ka pasur gjithashtu spekulime se djali i madh i presidentit, Donald Trump Jr, është i interesuar të kandidojë për postin më të lartë, transmeton abcnews.al

Lufta në sfidat  ligjore

Trump rrallë ka hequr dorë nga një sfidat ligjore, dhe pikërisht disa prej tyre mund ta mbajnë ende të lidhur me Shtëpinë e Bardhë edhe kur të largohet nga zyra.

Disa hetime në Organizatën Trump tashmë kanë filluar, përfshirë një në shtetin e Nju Jorkut.

Prokurori i qarkut në Manhattan, Cyrus Vance filloi një hetim në organizatën Trump, fillimisht lidhur me pretendimet se dy gra që  kishin marrëdhënie me Trump merrnin pagesat megjithëse hetimet vazhdojnë.

Trump ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur akuzat, duke e quajtur atë një “gjueti shtrigash” dhe është e paqartë nëse Vance ka ndonjë provë për të ngritur akuza penale.

Presidenti gjithashtu po përballet me padi për shpifje në lidhje me dy raste të sulmit të dyshuara seksuale -të dyja të cilat  Trump i ka mohuar. Mary Trump, mbesa e presidentit, gjithashtu ka ngritur një proces gjyqësor, duke akuzuar atë dhe dy anëtarët e familjes për mashtrim dhe komplot.

I duhet të shpëtojë perandorinë e biznesit

Para se të ishte politikan, Trump ishte një manjat i pasurive të patundshme, një yll i televizioneve dhe ambasador i markës së tij, duke përdorur emrin për marrëveshje fitimprurëse.

Ai mund të jetë i etur të vazhdojë aty ku e la 4 vite më parë dhe të kthehet në botën e biznesit.

New York Times ka raportuar se Trump ka mbi 400 milionë dollarë hua megjithëse ka thënë që përfaqëson “një përqindje të vogël” të vlerës së tij neto.

 

Organizata Trump ka hotele të shumta dhe kurse për golf. Ka prona të markës Trump në Mumbai, Stamboll dhe Filipine – dhe natyrisht, Uashington, DC dhe kurse të golfit në SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Dubai dhe Indonezi.

Por nëse kjo është rruga që presidenti do të zgjedhë në janar, ai do të ketë shumë punë për të bërë. Shumë nga sipërmarrjet e biznesit janë pjesë e industrisë së udhëtimeve dhe të kohës së lirë, e cila u prek keq nga pandemia e koronavirusit.

Forbes ka raportuar se pasuria e republikanit është tkurrur me rreth 1 miliard dollarë për shkak të COVID-19. Sipas New York Times, Trump thuhet se nuk ka paguar taksa për 10-15 vite pasi kishte më shumë humbje shumë më shumë sesa fitime”.

Manjat i mediave

Presidenti Trump nuk është personazh i huaj për televizionin, pasi për një periudhë të gjatë ka qënë pjesë e showt, “The Apprentice”.

Ka pasur spekulime se ai dëshiron të jetë pjesë e lajmeve, ose të ketë kanalin e tij apo edhe të bashkëpunojë me një rrjet konservator.

“Ai patjetër do të ketë një audiencë të madhe”, ka deklaruar Henry Schafer, nënkryetar ekzekutiv në Q Scores Company.

 

Trump arriti të ndërtonte markën e tij si Kardashians ose Howard Stern. Bashkëpunëtorët e mundshëm janë rrjetet si One American News Network (OANN) ose Newsmax. OANN është i preferuari i presidentit.

Presidentët shpesh nënshkruajnë marrëveshje për botimin e ndonjë libri autobiografik si në rastin e Barack dhe Michelle Obamas, të cilët nënshkruan një marrëveshje të përbashkët me vlerë 65 milionë dollarësh – megjithëse kjo shumë është e rrallë. George W Bush mori një parapagim prej 10 milionë dollarësh për biografinë e tij.

Obama gjithashtu nënshkroi një marrëveshje prej miliona dollarësh me Netflix, ndërsa Clinton kanë marrëveshje me “podcast”.

 

Pensioni pas presidencës

Trump do të ketë një pension dhe shumë përfitime të tjera kur të largohet nga detyra.

Akti i ish-presidentëve, i miratuar në vitin 1958 për të “ruajtur dinjitetin” e zyrës, siguron përfitime duke përfshirë një pension vjetor, i cili ka kapur shifrat e 207,800 dollarëve në vitin 2017.

Ish-presidentët kanë gjithashtu të drejtë për mbrojtje gjatë gjithë jetës, përfitime shëndetësore. Gjithashtu edhe shpenzimet e personelit dhe udhëtimet ia mbulon shteti.

Kështu që Trump, tani 74 vjeç, mund të vendosë të dalë në pension në heshtje.

Ai mund të kalojë ditët duke u përfshirë në çështje filantropike, të rrisë bilancin bankar dhe të planifikojë bibliotekën presidenciale – arkivat dhe muzetë e një presidenti dhe administratës së tij, zakonisht në shtetin e tyre të lindjes.

Ai mund të kalojë kohën e lirë duke pushuar dhe luajtur golf në Florida në Mar-a-Lago. Por, Trump nuk kërkon të këtë një jetë të qetë pasi kaloi kaq kohë në qendër të vëmendjes.

Personaliteti i Donald Trump nuk ka të ngjarë të zbehet dhe mendoj se Amerika do të vazhdojë të shohë markën Trump kudo në botë. Në tetor, Trump  tha SE nëse do të humbiste zgjedhjet do të ndihej aq keq, sa do të konsideronte mundësinë e largimit nga vendi. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!