U infektua me Covid-19, mjekja e njohur tregon përballjen me virusin: Kujdes me antibiotikët

schedule11:19 - 13 Nëntor, 2020

schedule 11:19 - 13 Nëntor, 2020

Mjekja e njohur Albana Daka tregoi në studion e “Abc-së së mëngjesit” me moderatorin Alban Musa simptomat që ka kaluar pasi u infektua me koronavirus pak javë më parë. Ajo shpjegoi se përpos vitaminave me sasi të moderuara, ka përdorur dhe lëng selinoje dhe xhinxher pasi kanë efekte anti-inflamatore.

“Simptomat e para kanë qenë thjesht dy tre ditë me temperaturë 37.2 dhe 37.5 me pak lodhje, në javën e dytë pata thjesht humbje të shijes dhe nuhatjes në mënyrë të moderuar. U karantinova 14 ditë bashkë me fëmijët. Nuk pata simptoma të tjera fyti apo kollë, por pata një gjendje psikologjike të qetë.

Kam filluar të përdor vitamina, i marr përvit në muajt e ftohtë pasi dhe imuniteti bëhet më i prekshëm nga sëmundjet stinore. Vazhdova të merrja vitaminë C nga një gramë në ditë dhe dy javëshin e parë e kalova me 3 gramë, vitaminën D e vazhdova me të njëjtën dozë dhe zinkun por pija lëng selinoje shum se është një anti-inflamator shumë i mirë për organizmin.”, tha Daka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!