Orges Shehi, trajner te Skënderbeu dhe Kukësi më parë, është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC. Durrsaku, në lidhje me largimin e Egbo nga Tirana, u shpreh: “Eliminimi lë shije të hidhur dhe një klub si Tirana nuk e pranon dot. Ndoshta drejtuesit mendojnë se nuk shkojnë aty ku duan me atë trajner. Jam kundër shkarkimit”.
“Ndryshimi i trajnerit nuk ka të bëjë vetëm me ndeshjen sot. Është vendim i klubit, koha do tregojë nëse është vendimi i duhur. Nuk vlen të flitet shumë pastaj. Çështja e rinovimit është mungesë besueshmërie.
Vjet mori një skuadër të mirë, arma më e fortë ishte harmonia. Sivjet nuk e shoh të njëjtën gjë. I mungon ai entuziazmi. Lojtarët që mbajtën peshën vjet nuk i shoh të jenë entuziastë dhe të mbajnë peshën. Nuk e di pse Tirana nuk e kërkoi shtyrjen e ndeshjes, pasi ishin shumë lojtarë nëpër kombëtares, si Bekaj, Muçi, Hoxhallari, Ismajlgeci. I kishin të gjitha kushtet për ta bërë”. /abcnews.al