Në spital me Covid, Tsipras telefonon Janullatosin

schedule22:56 - 12 Nëntor, 2020

schedule 22:56 - 12 Nëntor, 2020

Kryepeshkopi Janullatos ndodhet i shtruar në një spital në Athinë ku po kurohet pasi u infektua me koronavirus. Interesimi i shtetit grek ishte i lartë për Janullatosin, pasi dje dërguan një avion ushtarak për ta transportuar nga Tirana në Athinë.

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme mediat greke raportojnë se kreu i SYRIZA-s, Alexis Tsipras pati një bisedë telefonike me Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas. Tsipras i shprehu Kryepeshkopit të Shqipërisë urimin për shërim dhe një kthim të shpejtë në detyrat e tij të rëndësishme.

Gjendja e tij karakterizohet e qëndrueshme. Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos nga spitali ku ndodhet në Athinë u shpreh se ndihej më mirë, ndërsa falënderoi mjekët, por edhe njerëzit që janë lutur për shëndetin e tij./ db/Abcnews.al