Bayern Munich brenda pak kohësh arriti të rinovojë thuajse gjithë ekipin, po Boateng është akoma aty dhe po vazhdon të tregojë nivel të lartë. Kontrata e tij me Bayern përfundon në verë dhe i duhet të zgjidhë të ardhmen e tij.
Agjenti ka paralajmëruar rinovim me Bayern, por Sport Bild nuk mendon kështu. Gazeta e njohur gjermane raporton se bavarezët nuk do e rinovojnë kontratën e Boateng, por po mendojnë të gjejnë një zëvendësues të ish-kampionit të Botës.
Për mbrojtësin me origjinë nga Gana ka interes nga Premier League dhe klube si Chelsea, Arsenal dhe Tottenham e duan mbrojtësin dhe mund ta sigurojnë me parametra zero. Do ishte rikthim për Boateng sepse më parë ka luajtur me Cityn.
Daiot Upamecano është i zgjedhuri drejtuesve të kampionëve të Europës për të zëvendësuar Boateng. Francezi i Leipzig po tregon nivel të jashtëzakonshëm me gjermanët dhe pritet që verën e ardhshme të jetë në merkato.
Kontrata e tij me klubin gjerman përfundon në verën e vitit 2023 dhe Bayern pritet të drejtohet me një ofertë për Leipzig. Vlera e 22-vjeçarit në merkato është 60 milionë euro dhe Bayern vështirë se mund ta marrë me më pak para. /abcnews.al