767 raste të reja dhe 8 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

schedule15:06 - 12 Nëntor, 2020

schedule 15:06 - 12 Nëntor, 2020

Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2178 testime prej të cilëve 767 kanë rezultuar pozitivë.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).

Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 26.888 raste nga 113.738 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 784 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 186 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve deri më sot është gjithsej 16.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.418. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!