Letra e kuzhinës tashmë është kthyer në komoditet për amvisat. Ajo gjen përdorim gjithnjë e më të gjerë si në shtëpi dhe jashtë saj. Megjithatë, përdorimi i saj në vend të pecetave tekstile nuk është gjithmonë një zgjidhje e mirë, pasi në vend që të pastrojë mund të sjellë rezultatin e kundërt.
Ekrani i pajisjes elektronike
Nëse nuk doni të dëmtoni ekranet e kompjuterit tuaj, TV, tabletit dhe pajisjeve të tjera elektronike, atëherë duhet të jeni shumë të kujdesshëm me mënyrën e pastrimit të të gjitha këtyre mjeteve të ndjeshme teknologjike. Rekomandohet të përdorni një leckë mikrofibre ose peceta speciale dhe spraj ekrani.
Syzet
Mund të pastroni skeletin e syzeve por jo lentet. Kristalet e lenteve janë të veshura nga një material shumë të ndjeshëm që dëmtohet lehtë. Prandaj, duhet ta shmangni letrën e kuzhinës që është mjaft e fortë dhe përdorni një leckë pambuku ose një që është apostafat për syzet. .
Qelq dhe pasqyra
Kur pastroni qelq dhe pasqyra mos përdorni letër kuzhine, sepse ajo mund të lërë push dhe për të tepër ju merr më shumë kohë ta hiqni. /abcnews.al