E pamundur të transportoheshin në Tiranës, 5 të infektuar me Covid në spitalin e Shkodrës

schedule12:56 - 12 Nëntor, 2020

schedule 12:56 - 12 Nëntor, 2020

Mjeket në Shkodër janë të detyruar të  thyejnë protokollin per shkak të gjendjes së rënduar të pacientëve. Aktualisht në spitalin e Shkodrës po marrin trajtim persona me Covid.

Të prekurit janë të shtuar në dhoma të veçanta në repartin infektiv. Ata janë në moshë të thyer. Për shkak të problemeve të tjera nuk mund të transportohen drejt Tiranës.

Ne e shikojmë se kohët e fundit ka pasur një rritje të rasteve të pacientëve që kërkojnë që të shtrohen në spital. Sipas protokollit ne marrim kontaktet me të dhe më pas bëhet dhe arsyetimi me skaner, dhe atëherë bëhet verifikimi klinik, në momentin që është i lehtë atëherë bëhet dhe trajtimi klinik në kushte shtëpie nën kujdesin e mjekut të familjes dhe mjekëve të tjerë përkatës.

Si rregull në spitalin tonë nuk duhet të kemi të sëmurë me Covid detyra jonë është që ta trajtojmë dhe diagnostikojmë. Por ne kemi dhe raste të tjerë që ne jemi detyruar ta shkelim protokollin për rastet që konsiderohen të pa transportueshem, por edhe raste të cilët paraqiten shumë vonë mbi dy javë që nuk mund të trajtohen më si raste positive me Covid 19, por që marrin trajtim mjeksor post Covidit”, është shprehur ai.

Gjithësej në këtë spital janë trajtuar 20 raste me covid.

Për ne e rëndësishme është që spitali është në gjendje gatishmërie, në ato 20 rastet po flas në mënyrë të përgjithshme ku një pjesë e tyre janë forma të lehta. Ndërsa është e kuptueshme që një Covid i shkallës së tretë nuk mund të trajtohet në kushtet e spitali tonë, por prioritet ka urgjenca, trajtimi i të sëmurëve me sëmundje tumorale”, ka thënë mjeku.

Drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Ardian Dajt ka edhe një apel për qytetarët, duke thënë se duhet të jenë më të kujdesshëm në lidhje me shëndetin e tyre dhe të jenë më të ndërgjegjësim për tu drejtuar mjekëve për këshillat e duhura mjekësore.

Në këtë spital janë 8 mjekë pneumolog që i japin shërbim të gjithë pacientëve që vijnë nga Shkodra, Malësia e Madhe dhe Puka.

Ndërkohë veriu mbetet një nga zonat ku numri i të prekurve është ulur. Por pavarësisht kësaj sipas një udhëzimi të Ministrisë së Shëndetësisë është kërkuar që spitalet Rajonale të përgatitet për të pritur pacientët e prekur nga virusi, dhe të kryejnë trajtimet mjekësore.

Në spitalin e Shkodrës është krijuar një plan emergjence për të të krijuar një ambient ku do të trajtohen vetëm rastet e emergjencës, kemi përcaktuar vendin me një kapacitet 90 deri  në 100 shtretër për rastet më të domosdoshme./abcnews.al