Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka disa ditë që lidhet me një largim nga bardhezinjtë në fundin e sezonit. PSG-ja apo një rikthim te Manchester United janë dy opsionet që përfliten më së shumti në media, por Troy Deeney ka një mendim tjetër.
Kapiteni legjendar i Watford në një intervistë për “talkSport”, deklaron se portugezi do të ishte ideal për ekipin e Wolves, duke parë dhe bashkëkombasit e shumtë që ka tek ky klub.
“Unë do ta shikoja më shumë të ardhmen e Ronaldos në një klub si Wolves, duke parë dhe lojtarët e shumtë portugez që ka ky ekip. Lidhja mes tyre do të funksiononte. Kushdo që do ta marri atë, do të ketë në skuadër një talent të jashtëzakonshëm.
Edhe pse ai nuk është Cristiano i Manchester United, pak a shumë është e njëjta situatë që ndodhi me Gareth Bale tashmë që ai u rikthye te Tottenham, që e krahasojnë me paraqitjet e viteve më parë”.
“CR7 po plaket, por është ende në një formë të shkëlqyer dhe këtë mund ta shikojmë në duelet ajrore që ai fiton. Fizikisht është një kafshë dhe nga pjesa e marketingut Cristiano i shton vlerë çdo klubi që shkon, sidomos me shitjen e fanellave.
E theksoj dhe një herë, Wolves po ndërtojnë një ekip të bukur dhe nëse ata duan të bëjnë hapin e madh kjo është e vetmja rrugë”, përfundon Deeney. /abcnews.al