Bebe Rexha ka arritur të bëhet një ndër këngëtaret më të suksesshme me famë botërore. Pak javë më parë, artistja shqiptare publikoi bashkëpunimin me reperen amerikane Doja Cat “Baby I’m Jealous”. Në klipin e ri, këngëtarja u shfaq me një look krejt të ndryshëm, e cila hoqi dorë nga flokët bjonde për t’i kthyer në të kuqe.
Ajo shtoi dy fije bjonde tek pjesa ballore, një detaj që e bëri Beben të bëhet meme. Kanë qenë të shumtë ata që pamjen e këngëtares e kanë krahasuar me logon e kompanisë së famshme amerikane “MC Donald’s”. Ky krahasim ka tërhequr vëmendjen e yllit të “I’m a mess”, foto të cilën e ndau me ndjekësit në rrjete sociale.
Ndërkohë, së fundmi Bebe ka vendosur të bëjë sërish një ndryshim në pamje, duke shtuar përsëri një detaj të vogël. Kësaj here, fijet bjonde u kthyen në të zeza dhe ky ndryshim befasoi ndjekësit. As këtë herë këngëtarja nuk iu ka shpëtuar krahasimeve, teksa një fans ka shkruar: “Flokët si flamuri kombëtar”. /abcnews.al