Ruajtja e distancës, mbajtja e maskës dhe higjeina janë tre masat që rekomandohen vazhdimisht nga autoritetet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një udhëzues për sjelljen që duhet të kemi në dyqnane për të shmangur infektimin me Covid-19.
Në foton e MSH tregohen me ilustrime se si duhet të qëndrojmë në këto ambiente.
“Kujdes. Mbaj maskën, ruaj distancën, kujdesu për higjienën”, shkruan MSH krah fotos./mv.abcnews.al